Ultimatumi i Trump për Zelenskyn: Prano planin 28 pikësh, ke afat deri në 27 Nëntor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar raportimet se i ka dhënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një ultimatum për t’iu përgjigjur planit amerikan me 28 pika për t’i dhënë fund luftës, me afat deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve.
“Ne mendojmë se është një ditë e mirë, është një kohë e mirë”, deklaroi Trump, duke shtuar se ekziston një “dritare” për zgjatjen e afatit nëse bisedimet me Ukrainën “shkojnë mirë”. Komentet i bëri në radion Fox News, siç raporton BBC.
I pyetur për propozimin 28-pikësh, ai theksoi se SHBA-të janë të përfshira “për një arsye – ne duam që vrasjet të ndalen”.
Sa i përket shqetësimeve perëndimore se Rusia mund të paraqesë në të ardhmen një kërcënim ndaj shteteve baltike apo pjesëve të tjera të Europës, Trump u shpreh se Moska nuk do ta bëjë një gjë të tillë. “Ata nuk po kërkojnë më shumë luftë. Ata tashmë po ndëshkohen”, nënvizoi presidenti amerikan.
Në intervistën e tij, Trump përsëriti se nëse lufta vazhdon, Ukraina rrezikon të humbasë edhe më shumë territor “në një periudhë të shkurtër kohore”.
Sipas tij, Zelensky i ka bërë të ditur administratës se është i gatshëm të negociojë, por Shtëpia e Bardhë dhe tani vetë Trump kërkojnë që plani të nënshkruhet deri më 28 nëntor.
Plani me 28 pika parashikon, ndër të tjera, që Kievi të lëshojë territor shtesë, të pranojë se nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s dhe të ofrojë amnisti të plotë për rusët e dyshuar për krime lufte.
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
- 10:04 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 10:03 Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 09:50 U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës