Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nderon figurat e medias

28 Prill 2026 | 18:10

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi paraditen e sotme ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët në kuadër të një aktiviteti të përbashkët me VerbumlandiArtAps. Në këtë event morën pjesë një delegacion nga Italia, si dhe përfaqësues nga hapësira shqiptare, duke e kthyer takimin në një moment të rëndësishëm kulturor dhe mediatik.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtuesi i Unionit, Aleksandër Çipa, theksoi se është kënaqësi të mirëpresë përfaqësuesit e organizatës italiane në këtë takim të përbashkët.

Delegacioni italian u kryesua nga Regina Resta. Gjatë aktivitetit u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe vlerësimeve për figura të njohura të gazetarisë, letërsisë dhe kritikës letrare. Mes të vlerësuarve ishin poeti dhe gazetari Xhevahir Spahiu, studiuesi dhe kritiku letrar Behar Gjoka, shkrimtarja Flutura Açka, si dhe Namik Dokle.

Vlerësime morën gjithashtu Engjëll Serjani, profesorja Viola Isufaj, Erion Kristo, Vrion Gaci, Mujë Buçpapaj dhe gazetari Artur Nura, për kontributin e tyre të spikatur në fushat përkatëse.

Një moment i veçantë i aktivitetit ishte prezantimi i vëllimit poetik “Unë mbes fjalë” i autores Regina Resta, i sjellë në gjuhën shqipe nga Angela Kosta, me parathënie nga Aleksandër Çipa.

Aktiviteti u mbyll me mesazhe bashkëpunimi dhe angazhimi për projekte të përbashkëta në të ardhmen, duke e kthyer këtë takim në një urë komunikimi mes kulturave dhe profesionistëve të medias dhe artit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026