Unioni Turistik Shqiptar kërkon heqjen e masave kufizuese
Unioni Turistik Shqiptar me anë të një shkrese zyrtare i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Turizmit dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve heqjen e masave kufizuese anti-Covid.
Sipas tij, masat kufizuese po pengojnë mbarëvajtjen e sezonit dhe kjo reflekton pakënaqësi të shtuar tek turistët që zgjedhin vendin tonë për të pushuar.
Mes kërkesave, Unioni Turistik kërkon heqjen e orës policore si dhe lejimin e muzikës në ambientet e lokaleve deri në orën 24:00 pasi orari aktual nuk i përmbush kërkesat e turistëve.
“Për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marrë shumë ankesa nga turistët, të cilët janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë, por për të pushuar dhe për t’u argëtuar. Me qëllim që turistët të marrin kënaqësinë e pushimeve, sugjerojmë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00 në mënyrë që të mos u shkaktohet mërzitje turistëve, pasi ora 22:00 nuk mjafton”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e tyre.
Ata theksojnë se lehtësimi i masave kufizuese do t’i japë një frymëmarrje të shtuar ekonomisë së vendit, prej së cilës do të përfitonin drejtpërdrejt edhe bizneset, që funksionojnë në sektorin e turizmit.
“Me qëllimin e mirë për të ndihmuar bizneset, por njëkohësisht për të krijuar kushte dhe për zbavitjen e turistëve, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar po ju drejtohemi, që të merrni në konsideratë propozimet tona”, theksohet më tej.
Kjo shkresë zyrtare e Unionit Turistik Shqiptar, e cila u është drejtuar ministrive përgjegjëse mban datën 18 qershor.
Shqipëria prej ditësh raporton një numër të ulët të rasteve të reja me COVID-19 dhe kjo prirje sipas ekspertëve shëndetësorë fakton se gjendja epidemiologjike ka hyrë në një fazë të qëndrueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Turizmi vuan për punonjës, Ana Zacharian: Keqorientimi i shkollimit të të rinjve ka dëmtuar sektorin
- Kliton Gërxhani: Kemi vizion të gabuar për zhvillimin e turizmit
- Andriola Kambo për turizmin: Ta shohim trashëgiminë kulturore si një mundësi të mirë ekonomike
- Protokolli anti-COVID për turizmin, detyrat për sipërmarrësit turistikë, të njëjta si vitin e kaluar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta