Universiteti Mesdhetar, drejtuesit rrëfejnë përvojat drejt botës akademike

18 Tetor 2022 | 16:39

Universiteti Mesdhetar i Tiranës ka bërë bashkë këtë të martë drejtues, pedagogë e studentë.

Në takimin që çel zyrtarisht vitin e ri akademik, ata kanë rrëfyer përvojën e tyre që i ngjiti në botën akademike.

Universiteti Mesdhetar i Tiranës, mbetet ndër të paktat universitete që ka si pjesë të stafit të tij drejtues, ish-ministra e diplomatë karriere.

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi,  Prof. As. Dr. Arben Civici, u bënë bashkë me kolegë të tjerë nga bota akademike, për të treguar kujtimet e përjetimet e tyre, të cilat gjithkush do donte t’i dëgjonte për orë me rradhë me ëndje.

“Në vitin 1998, kur mor detyrën e ministrit të Financave për 4 vite, ishte një detyrë shumë e vështirë në atë moment, kishim ngarkesën e të gjitha reformave financiare, buxhetore, sistemi tatimor, sistemi fiskal”, tha Angjeli.

Në takimin, “Një kafe me personalitetet e politikës dhe diplomacisë të UMSH”, rrëfeu me thjeshtësi rrugëtimin e tij edhe prof. dr. Paskal Milo.

Kur erdhi momenti që të merrja detyrën e ministrit të Jashtëm, sigurisht, përvoja bëri punën e vet, por edhe kontriburi politik bëri punën e vet, u shpreh Angjeli.

Me mesazhin se elitat intelektuale, janë ato që bëjnë ndryshimin në shoqëri, në bashkëbisedim morën pjesë edhe studentë e pjesëtarë të stafit të UMSH-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026