Universiteti Mesdhetar, studentët 3 ditë kohë për të zgjedhur online degën që duan

19 Tetor 2022 | 18:12

Raundi i tretë dhe i fundit i aplikimeve nisi sot dhe maturantët do të kenë vetëm 3 ditë kohë për të përzgjedhur online degët ku duan të nisin studimet e larta.

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici ftoi sot kandidatët të zgjedhin këtë universitet duke respektuar afatet ligjore.

“Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ju fton që ta shfrytëzoni këtë mundësi të fundit, të regjistroheni në auditoret tona, në një nga fakultetet tona, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Informatikës dhe Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Humane. Aty do gjeni programet e duhura, pedagogë cilësorë dhe një formim profesional”, theksoi ai.

Rektori sqaroi se këtë vit, oferta akademike e Universitetit Mesdhetar është e larmishme dhe aktualisht po vijojnë edhe regjistrimet në programet master.

“Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka një ofertë të larmishme, për të gjithë ata që duan të specializohen, t’i thellojnë studimet e tyre, qoftë në kuadrin e masterit profesional, ashtu dhe të masterit shkencor, për të dalë ekspertë të mirëfilltë dhe të shumëkërkuar në tregun e punës për fushat që ata do zgjedhin”, tha Civici.

Universiteti Mesdhetar ka aktualisht 3500 studentë në tre fakultetet e tij, atë të Informatikës, Ekonomisë dhe Drejtësisë e Shkencave Humane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026