Urdhër-arrest për Gonzales, lideri i opozitës akuzohet për “krime të rënda”
Një gjyqtar në Venezuelë ka lëshuar një urdhër-arrest për kandidatin e opozitës në zgjedhjet e fundit presidenciale, Edmundo Gonzales.
Lëvizja vjen pas një kërkese të zyrës së prokurorit, që është besnike ndaj presidentit Nicolas Maduro.
Ky i fundit u shpall fitues i zgjedhjeve të korrikut nga këshilli elektoral i vendit, që është i mbushur me besnikë të qeverisë.
Por ekzekutivit i duhet ende të publikojë prova në mbështetje të fitores së pretenduar, në një kohë kur opozita thotë se lideri i saj fitoi lehtësisht.
“Askush në këtë vend nuk është mbi ligjin dhe mbi institucionet”, deklaroi presidenti Maduro, në fjalimin e përjavshëm televiziv.
Ky hap përbën një përshkallëzim domethënës të tensioneve politike në vendin amerikano-jugor.
Zoti Gonzales ishte kandidati që garoi ndaj Maduros në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe që prej ditës së votimit aleanca e tij opozitare ka publikuar online një seri të dhënash që tregojnë se ai e fitoi procesin me një avantazh prej më shumë se 30 votash.
Dyshohet që pikërisht këto të dhëna ta kenë shtyrë administratën e presidentit Maduro të lëshonte urdhër-arrestin, duke e akuzuar Gonzales për krime të rënda si uzurpim të posteve shtetërore, falsifikim të dokumenteve, nxitje të mosbindjes civile dhe sabotim të sistemit.
Nga ana e tij, zoti Gonzales, që jeton i fshehur prej disa ditësh, ka mohuar çdo shkelje.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë