Urdhër arrest për shkrimtarin rus, Moska akuzon Boris Akunin për ‘terrorizëm’
Rusia kërkon arrestimin e shkrimtarit të njohur Boris Akunin. Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletërresti me akuzën për “terrorizëm” dhe shpërndarje të “informacioneve të rreme”.
Sipas akuzës, shkrimtari cilësohet si shpërndarës i informacioneve të pasakta për ushtrinë ruse lidhur me luftën në Ukrainë.
Gjykata ka vendosur që nëse shkrimtari të ekstradohet nëse ndalohet në një pikë kufitare të një vendi tjetër dhe mbahet dy muaj në paraburgim në Rusi.
Gjatë muajit janar, Ministria e Brendshme e Rusisë e vendosi Akuninin person në kërkim për aktivitet të dyshuar kriminal, megjithëse nuk u përmendën akuza specifike.
Ministria ruse e shpalli atë agjent të huaj, një masë që nënkupton ndalimin e veprave të tij dhe si një individ të lidhur me shërbimet e shteteve perëndimore.
Shkrimtari rus aktualisht jeton në Londër pasi u largua nga Rusia në vitin 2014. Ai njihet për qëndrimet e tij kundër Vladimir Putind dhe në disa shkrime në median ndërkombëtare ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet
Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:56 SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë