BE-ja shton fondet për Ukrainën, Borrell: T’i devijojmë furnizimet e municioneve
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian gjatë një vizite në Poloni ka deklaruar për një plan të ri ndihme për Ukrainën.
Ai është shprehur se shtetet anëtare evropiane mund të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën duke vonuar dhe devijuar kontratat me vendet e tjera.
Ukraina momentalisht përballet me pengesa në shumë fronte, përfshirë furnizimin e pakët me raketa, artileri dhe armë të tjera në fushën e betejës.
Kjo vjen pasi sulmet e reja ajrore ruse në janar shkaktuan rritjen e numrit të viktimave civile dhe shkatërrimeve në të gjithë vendin.
“Mënyra më e shpejtë, më e lirë dhe më efektive për të rritur furnizimin tonë të municioneve në Ukrainë është ndalimi i eksportit në vendet e treta. Kjo është diçka që vetëm vendet anëtare mund ta realizojnë. Mënyra më e mirë për të shitur më shumë ose për të dhuruar më shumë në Ukrainë është t’u thuash të tjerëve: ‘ ju lutem prisni, ju nuk jeni në luftë, mund të prisni disa muaj. Dhe devijoni këtë prodhim në Ukrainë, ky është një vendim politik që duhet të marrin shtetet anëtare”, tha Borrell.
Situata është e paqartë, BE-ja arriti të kalojë 50 miliardë euro ndihmë financiare për të mbajtur vendin në funksion dhe vendet evropiane nuk i kanë përmbushur të gjitha premtimet e tyre për ndihmë, edhe pse Gjermania ka dyfishuar në 8 miliardë euro mbështetjen e saj ushtarake.
Kievi gjithashtu është ende duke llogaritur në mbështetjen prej 60 miliardë dollarësh nga Kongresi amerikan, i cili është mbajtur nga Partia Republikane.
Ndërkohë aktualisht Bashkimi Europian po shqyrton një shtesë prej 5 miliardë të ndihmës ushtarake që pritet në fillim të marsit.
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng