Blinken kritika FIFA-s pas ndalimit të shiritit të kapitenit me ylber

22 Nëntor 2022 | 15:52

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken kritikoi sot Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), e cila kërcënoi lojtarët me kartonë të verdhë në Kupën e Botës në Katar nëse do të mbanin shiritat e kapitenit në ngjyrat e ylberit, si një promovim i diversitetit dhe përfshirjes, raporton AP.

Blinken tha në një konferencë shtypi në Doha se “është gjithmonë shqetësuese kur shohim ndonjë kufizim në lirinë e shprehjes”.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për të shprehur mbështetjen për diversitetin dhe përfshirjen. Unë nuk mendoj se askush në fushën e futbollit duhet të detyrohet të zgjedhë midis mbrojtjes së këtyre vlerave dhe lojës për ekipin e tyre kombëtar”, tha Blinken në Doha.

Kapitenët e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Holandës, Zvicrës, Gjermanisë dhe Danimarkës njoftuan dje se nuk do të mbajnë fjongo me mbishkrimin “One Love” në Kupën e Botës nën presionin e FIFA-s. Drejtuesit e FIFA-s kanë kërcënuar se çdo lojtar që mban shiritin e kapitenit të ylberit do të marrë një karton të verdhë.

Federatat e futbollit të shtatë kombëtareve evropiane, të cilat synonin të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit në Kupën e Botës në Katar, deklaruan se ishin të gatshme të paguanin gjoba për këtë, por se nuk mund të merrnin rrezikun e kartonëve të verdhë për lojtarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!

Shqipëria pësoi disfatë 0-1 ndaj Izraelit, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Një paraqitje pozitive në mes të shtyllave zhvilloi portieri kuqezi, Alen Sherri,...
21:00 | 04/06/2026

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian Chivu për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028, duke konfirmuar besimin e plotë...
21:00 | 04/06/2026

Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit

Andoni Iraola është emëruar trajneri i ri i Liverpoolit, duke zëvendësuar Arne Slotin, pasi udhëhoqi AFC Bournemouth drejt përfundimit më të mirë të historisë së...
20:54 | 04/06/2026