U miratua në 1996-ën, Putin shfuqizon traktatin bërthamor

2 Nëntor 2023 | 15:10

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten shfuqizimin e Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore.

Teksti i ligjit, i publikuar në website-t shtetërore informative ruse, thotë se duke filluar nga 2 nëntori Moska nuk do të zbatojë më nismën e mbështetur nga OKB që rekomandonte shmangien e testeve nukleare të çfarëdo lloji.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara e nënshkruan traktatin në vitin 1996, por Moska akuzon Uashingtonin se nuk e ktheu kurrë atë në ligj, ndryshe nga sa bëri vet në vitin 2000.

Vende të tjera që i përmbahen traktatit përfshijnë Kinën, Indinë, Pakistanin, Korenë e Veriut dhe Izraelin, si dhe Egjiptin me Iranin, që megjithatë nuk kanë prodhuar ende armë bërthamore.

Për rrjedhojë, Traktati nuk hyri kurrë në fuqi pasi nuk u ratifikua nga të gjitha vendet. Në fillim të tetorit, Putin tha se zhbërja e ratifikimit pasqyron marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara.

Më herët Kremlini mohoi zërat se kishte ndërmend të kryente teste bërthamore nëse do të avanconte me nismën e tij.

“Presidenti i referohej nevojës për të sjellë situatën në një emërues të përbashkët me Shtetet e Bashkuara”, sqaroi muajin e kaluar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërsa ligjvënësit rusë avancuan në javët e fundit procesin për shfuqizimin e traktatit, të dhëna të reja sugjeronin se si Moska edhe Uashingtoni po kryenin teste të bombave me fuqi të lartë shpërthimi dhe stërvitje bërthamore, duke rritur shqetësimin për një garë të re armatimi mes dy vendeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026