Ushqimet e së ardhmes, çfarë mund të hamë deri në vitin 2050
Shkencëtarët kanë bërë një listë të bimëve më pak të njohura që mund të jenë në menu për njerëzit deri në vitin 2050.
Në mëngjesin e të ardhmes njerëzit mund të hanë banane ose frutat e pemës tropikale pandanus, raporton BBC.
Disa nga ushqimet e së ardhmes janë:
Pandanusi– Është një pemë e vogël që rritet në zonat bregdetare nga Ishujt e Paqësorit deri në Filipine, ku gjethet e saj përdoren për ushqimet e ëmbla, ndërsa frutat e ngjashme me ananasin mund të hahen të pa gatuara.
Fasule- Janë të pasura me proteina, vitamina B, të cilat mund të bëhen misër ose bluhen në pluhur për të bërë qull ose një pije të ngjashme me kakao.
Drithëra të egra– Fonio është një lloj drithëre ushqyese afrikane që përdoret për të bërë kuskus, qull dhe pije.
Banane false- Këto lloj banane janë të pangrënshme, por kërcellet dhe rrënjët me niseshte mund të fermentohen dhe përdoren për të bërë qull dhe bukë.
Sipas një studiuesi të Kew (Kopshti Botanik i Londrës), Sam Pirinon, diversifikimi i ushqimit që hamë është një nga zgjidhjet kryesore për të lehtësuar urinë, për të adresuar humbjen e biodiversitetit dhe për të ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet klimatike.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet