Ushtarë në gatishmëri për kërcënimet terroriste, unazë “çeliku” në mbrojtje të Trump

20 Janar 2025 | 12:15

Mijëra policë, ushtarë dhe agjentë të FBI-së do të formojnë një “unazë çeliku” të padepërtueshme rreth Donald Trump dhe liderëve botërorë, në ceremoninë e betimit të presidentit të ri amerikan.

Dy qendra komanduese të FBI-së, një “re” me dronë dhe 30 milje gardhe “të pakalueshme” do të forcojnë operacionin e sigurisë së inagurimit të Donald Trump.

Masat vijnë pasi kërcënimeve për akte terroriste, në ditën kur Trump do të bëjë betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Ceremonia e betimit do të kryhet në një amient të mbyllur për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë Uashingtonin. Trump do të betohet brenda ndërtesës së Capitol Rotunda – siç bëri Ronald Reagan në vitin 1985.

Gati 8000 ushtarë janë dërguar në Uashington për të mbështetur forcën policore prej 25,000 trupash që rrethojnë Presidentin e zgjedhur, së bashku me anëtarët e Gardës Kombëtare nga çdo shtet. Zyrtarët lokalë dhe federalë zbuluan se janë “të përgatitur” për më të keqen – pavarësisht se nuk kanë marrë kërcënime specifike kundër Presidentit të zgjedhur.

Një rreth i madh kamionësh, blloqe betoni dhe gardhe të zeza dy metra të larta do të krijojnë një bllokadë rreth zonës, më e madhja e ngritur ndonjëherë në Uashington. Një pjesë e madhe e qytetit dy milje në të dyja anët e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e mbyllur për trafikun.

Të pranishmit do të kalojnë nëpër pika kontrolli të ngjashme me ato në aeroporte.

Një kufizim i përkohshëm fluturimesh është vendosur mbi Uashington, duke lejuar një numër të madh dronësh survejimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka anuluar një vizitë të planifikuar në Izrael të mërkurën, sipas dy burimeve izraelite për CNN, pas përshkallëzimit të...
11:58 | 08/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve

Një zyrtar i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kritikoi sulmet iraniane ndaj fqinjëve të Gjirit, duke thënë se ato tregojnë paaftësinë e Teheranit për...
10:43 | 08/07/2026