Ushtria kineze publikon videon ku shkruhet: “të përgatitur për betejë”
Ushtria kineze publikoi të dielën një video propagandistike në llogaritë e saj në mediat sociale, që tregon stërvitje të ndryshme ushtarake shoqëruar me mbishkrimin: “të përgatitur për betejë”.
Në videon e publikuar nga Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, e cila ka përgjegjësinë për një zonë që përfshin Tajvanin, tregoheshin avionë dhe anije luftarake që operonin së bashku, lëshues të lëvizshëm raketash si dhe automjete sulmi amfibe, shoqëruar me një hartë të vogël të Tajvanit.
Ky zhvillim vjen pasi ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë të dielën se një flotë e marinës kineze e udhëhequr nga aeroplanmbajtësi ‘Liaoning’ kishte hyrë në ujërat pranë kanalit Bashi, që lidh Detin e Kinës Jugore me Paqësorin dhe ndan Tajvanin nga Filipinet.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës nuk i është përgjigjur ende kërkesave për koment të dielën dhe po kështu as Zyra mbi Çështjet e Tajvanit në Kinë.
Kina, e cila e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj, është kundër Presidentit të tij Lai Ching-te. Ushtria kineze vepron në mënyrë rutinore rreth ishullit dhe Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e Tajvanit.
Gjatë një fjalimi javën e kaluar Presidentit Lai Ching-te tha se Republika Popullore e Kinës nuk kishte të drejtë të përfaqësonte Tajvanin, por ai shtoi se ishulli ishte i gatshëm të punonte me Pekinin për t’u përballuar me sfida siç ishin ndryshimet klimatike. Fjalimi i tij kishte një ton sa të fortë po aq edhe pajtues, por që krijoi zemërim në Kinë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë