Ushtria kundër trafikantëve, doganat në Belgjikë do përdorin radarët ushtarakë

27 Maj 2025 | 19:13

Doganat në Belgjikë do të fillojnë të përdorin sistemet e radarëve të ushtrisë për të monitoruar nga afër mjetet ajrore private, në përpjekje për të luftuar trafiqet.

Lëvizja vjen në një kohë kur autoritetet e pranojnë se trafikantët po përfitojnë nga mbikëqyrja e dobët që u bëhet aeroporteve në mbarë vendin.

Sipas autoriteteve belge, avionët privatë përdoren shpesh herë për të transportuar drogë, armë dhe para të pista kesh duke iu nënshtruar një kontrolli fare të vogël ose asnjë kontrolli.

Belgjika ka rreth 150 pista ajrore për avionë dhe helikopterë, shumica e të cilave lejojnë mjetet ajrore private të ulen dhe të nisen pa kontroll doganor.

Zyrtarët belgë thonë se kjo mungesë kontrolli i ka bërë strukturat në fjalë një magnet për organizatat kriminale.

Pistat në fjalë u ofrojnë avantazhe të tjera trafikantëve, përfshirë rrugë fluturimi alternative, manovra më të shpejta kur janë në tokë, si dhe mundësi për të ndryshuar transponderët, një pajisje që mundëson gjurmimin e avionit e që i bën ata të padukshëm nga sistemet standarde të monitorimit nëse hiqet.

Për të përmirësuar monitorimin, tani një oficer doganash do të dërgohet në qendrën për sigurinë hapësinore të Belgjikës.

Prej andej, ata do të përdorin radarët e Ministrisë së Mbrojtjes për të identifikuar fluturimet e dyshimta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë

Revista amerikane Forbes ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë me zhvillimet e luftës në Ukrainë,...
21:44 | 03/07/2026

Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk...
21:42 | 03/07/2026

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026