Vajza e presidentit Reagan këshilla aktorit Willis, i diagnostikuar me ‘alzheimer’

19 Shkurt 2023 | 16:54

Patti Davis, vajza e ish-presidentit amerikan Ronald Reagan, ka reaguar  në lidhje me letrën e familjes së aktorit të njohur Bruce Willis që zbulon se aktori ka një formë të demencës që shkakton probleme me sjelljen dhe të folurën.

 “Duke lexuar atë letër të bukur, ndjeva frikë nga trimëria e tyre” shkruan Davis në artikullin e saj në prestigjiozen New York Times.

Familja e aktorit  tha se ai do të dëshironte të përdorte famën e tij  për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundja.

Nisur nga ajo çka po ndodh me aktorin,  vajza e Reagan në shkrimin e saj zbulon disa sekrete të familjes së ish presidentit sesi ata përballuan të njëjtën situatë kur ish presidenti zbuloi se vuante nga Alzhaimer.  

“Ndjeva keqardhje për zotin Willis. Ndjeva një frikë për pasojat e daljes në publik – ashtu siç u ndjeva në vitin 1994 kur babai im i tha kombit se kishte Alzheimer. Kishin kaluar pesë vjet që kur ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe disa javë që unë vetë kisha dëgjuar lajmin për gjendjen e tij. Isha  pushtuar nga një stuhi emocionesh: pikëllim, frikë, vendosmëri për të qenë pranë babait tim gjatë gjithë kësaj. Por në atë kohë ishte një çështje familjare. Askush nuk e kishte përmendur publikimin e diagnozës së tij”– tha ai.

Davis rrëfen se ish presidenti donte që kombi ta dinte për sëmundjen.

Bashkëkombasit e mi amerikanë më kanë thënë kohët e fundit se jam një nga miliona amerikanë që do të preken nga sëmundja e Alzheimerit,” shkroi ish presidenti ne letrën e tij.  

Më pas ai pranoi me keqardhje se barra për sëmundjen mund të bjerë rëndë mbi familjen. Duke nënshkruar, thekson Patti  ai shkroi fjalë që nuk do t’i harroj kurrë: “Tani filloj udhëtimin që do të më çojë në perëndimin e diellit të jetës sime.”

Bruce Willis dhe familja e tij mund të kenë një rrugë më të vështirë për të udhëtuar sesa familja ime shkruan Patti.

Demenca frontotemporale është e ndryshme nga ajo e Alzheimerit. Njerëzit me këtë gjendje mund të bëhen të panjohur në sjelljen e tyre agresive.

Por varianti , me të cilin thuhet se është diagnostikuar zoti Willis, është traumatik,’ shton Pattis në shkrimin e saj duke dhënë këshilla për familjen e aktorit

“Shpresa ime për familjen e Bruce Willisit, ndërsa ata ndjekin këtë rrugë të paparashikueshme dhe zemërthyese, është që  të dinë se thjesht të jesh aty e është gjithçka që mund të bësh. Nuk ka anashkalim të pikëllimit, dhimbjes, pafuqisë. Dhe ka të tjerë që familja Willis nuk do t’i takojë kurrë, familje të tjera që janë pushtuar nga kjo sëmundje mizore, të cilat sot ndihen pak më pak të vetmuar për shkak të vendimit për të publikuar  një diagnozë që të copëton shpirtin.”- tha ajo. 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026