Vaksina kundër gripit, Gjergj Koja: Është e certifikuar nga OBSH, prodhohet në Korenë e Jugut
368 mijë doza vaksinë falas janë arritur të sigurohen nga ministria e Shëndetësisë, të cilat do të jenë falas për grupet e rrezikuara, duke filluar që nga bluzat e bardha. Gjithashtu falas do të vaksinohen mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët 2-5 vjeç.
Ish-zv. ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i shëndetit publik, Gjergj Koja thotë se një fushatë e tillë është hera e parë që ndërmerret në të tilla përmasa.
“Është një zhvillim pozitiv, ku qeveria për herë të parë ka siguruar 370 mijë doza kur vetëm një vit më parë ka qenë 80 mijë. Do të ketë impakt në shëndetin e popullatës. Ka nisur që dje fushata e vaksinimit, kjo për shkak se pandemia na ka ndikuar që të marrim hapa”, tha z. Koja.
Fushata rekomandon dhe fton këto grupe risku për të bërë vaksinën por nuk është e detyrueshme tha ish-zv. ministri duke shtuar se bëhet fjalë për një vaksinë të prodhuar në Korenë e Jugut dhe është e certifikuar nga OBSH.
“Është një vaksinë e sigurt e regjistruar dhe e parakualifikuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Mbron nga gripi dhe nuk lejon mbivendosjen e gripit dhe të covid çka do të ishte fatale për shëndetin”, shtoi z. Koja.
Ndërkohë përveç grupeve të riskut që do ta përfitojnë falas çdo individ mund të bëjë një vaksinim për gripin përmes blerjes së vaksinave që ekzistojnë në treg.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht
- 21:58 Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
- 21:53 Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot