Vaksina kundër kancerit brenda 2030, funksionale edhe për sëmundje të tjera

9 Prill 2023 | 19:30

Mund të mbërrijnë brenda vitit 2030 vaksinat e para në botë kundër kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të lidhura me imunitetin.

Njoftimi për këtë revolucion në fushën e mjekësisë, që do mundësojë shpëtimin e miliona jetëve falë vaksinave të personalizuara, ka ardhur nga kompania amerikane “Moderna”, e cituar nga prestigjiozja britanike “The Guardian”.

Eksperienca e akumuluar me vaksinat anti-COVID, saktëson “Moderna”, u ka mundësuar kërkimeve mbi vaksinat kundër kancerit të përshpejtohen, aq sa 15 vite progres janë arritur në vetëm 12 deri në 18 muaj.

Sipas doktorit Paul Burton, drejtor shëndetësor i “Moderna”, kompania do të mund t’i ofrojë këto vaksina brenda 5 viteve.

“Vaksinat që do të mbërrijnë do të jenë shumë efikase dhe do të shpëtojnë qindra mijëra, në mos miliona jetë. Besojmë se do të jemi në gjendje të ofrojmë vaksina të personalizuara kundër kancerit dhe llojeve të ndryshme të tumoreve për gjithë popullsinë botërore”, ka deklaruar Burton.

Vaksinat kundër kancerit do të funksionojnë në këtë mënyrë: hapi i parë do të jetë një biopsi mbi qelizat tumorale që do të identifikojë mutacionet që nuk janë të pranishme në celulat e shëndetshme; më pas një algoritëm do të identifikojë se cilat mutacione po përcaktojnë rritjen e tumorit dhe janë në gjendje të aktivizojnë sistemin imunitar.

Më pas do të krijohet një molekulë e modelit ARN, me udhëzime për të prodhuar antigjenet që do të shkaktojnë reagimin imunitar.

Molekula përçuese ARN, me t’u injektuar, do të përkthehet në pjesë proteinash identike me ato të pranishme në celulat tumorale. Kështu, qelizat imunitare do të përplasen me ato tumorale që përmbajnë të njëjtat proteina dhe do t’i shkatërrojnë ato.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026