Vaksinimi për 60-vjeçarët: “Dëgjuam ministren, ndenjëm tre orë në radhë dhe nuk e bëmë vaksinën”

12 Prill 2021 | 16:39

Nisja e vaksinimit për plus 60-vjeçarët ka krijuar radhë në orët e paradites në qendrën e vaksinimit në sheshin Skënderbej”.

Ndonëse ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se të moshuarit plus 60 vjeç duhet të kontaktojnë si fillim me mjekun e familjes, sërish një pjesë e tyre iu drejtuan menjwherw qendrave të vaksinimit.

“Të hënën tha ministrja që 60 vjecarët me sëmundje kronike do vaksinohen, dhe unë erdha ndenja 3 orë në rradhë dhe as vaksinë asgjëë nuk bëra,” – u shpreh e shqetësuar një zonjë.

“Jo kemi ardhur vetë, se e kemi dëgjuar në televizor,” – shtoi një zonjë tjetër.

“Po rrimë një orë thonë nuk bëhet. Si të ja bëjmë, të rrimë në diell e mos të vaksinohemi,” – tregoi gjithashtu një qytetare tjetër.

“Duke dëgjuar njoftimin e ministres 60 e lart, erdhëm këtu,” – u shpreh dhe një tjetër.

Në Sheshin Skënderbej por edhe në qendrat shëndetësore vaksinimi për plus 60-vjeçarët ka nisur si fillim për fashën më të lartë të kësaj moshe, pra për personat nga 63-69 vjeç.

Në ditët në vijim do të mund të vaksinohet edhe grupmosha 60 deri në 65 vjeç, ku prioritet sipas ministrisë së shëndetësisë kanë të sëmurët kronikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026