‘Vala e parë e masave në Shqipëri’, ambasada britanike për Euronews Albania
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania në lidhje me vendimin e qeverisë së saj, që njoftoi për veprime kundër disa individëve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Për gazetarin Ardit Hoxha, ambasada është shprehur se legjilacioni nuk lejon që të jepen më shumë detaje në lidhje me këtë vendim dhe theksoi se kjo është vala e parë e masave në Shqipëri, por edhe në Ballkan.
“Në këtë rast, legjislacioni nuk lejon të jepen më shumë detaje ne lidhje me individët kur merren masa ndaluese për emigracionin. Britania nuk synon të marrë masa ndaj një institucioni, grupi, ose partie. Janë individë të ndryshem. Dhe kjo është “vala” e parë e masave në Shqipëri dhe më gjërë në Ballkan”, thuhet në reagim.
Britania e Madhe ka vendosur ‘nën shënjestër’ disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
Lajmi është publikuar në faqen e qeverisë britanike. Në shkresën e të dërguarit të Posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nënvizohet se kjo është “vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta