Vangjel Dule: Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë

16 Qershor 2020 | 20:25

Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, thotë se marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të nënshkruar nga dy vendet në vitin 2009, u prish me ndërhyrjen e Turqisë. Kreu i PBDNJ-së thotë se, këtë e ka zbuluar një admiral turk në lirim që ka treguar se, pas nënshkrimit të marrëveshjes i kanë dërguar një raport sekret Shqipërisë, ku thuhej se ishte në favor të Greqisë.

“Pati një zhvillim që nuk e di pse mediat në Shqipëri e anashkaluan. Kemi një deklaratë shumë negative, para një jave nga një admiral turk në lirim, i cili thotë se pas nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2009, i dërguam një raport sekret palës shqiptare ku i shpjegon se marrëveshja ishte në dëm të interesave të tyre. Kam deklaruar se ndërhyrja që u bë kundër marrëveshjes ishte produkt i palëve të treta. Turqia e pranoi vetë, që ka ndërhyrë dhe ka dërguar raport sekret”, u shpreh z. Dule.

Kryetari i PBDNJ-së tha më tej se, marrëveshja e nënshkruar vetëm pak ditë më parë mes Greqisë dhe Italisë është bërë mbi parimet e që u arrit dhe marrëveshja me Shqipërinë. Sipas tij, e gjithë zhurma ka ardhur nga padia e Partisë Socialiste në Gjykatën Kushtetuese.

“Para një jave Greqia dhe Italia firmosën marrëveshje dhe në këtë rast nxjerr kakofoninë dhe blofin e qeverisë sonë në lidhje me marrëveshjen e detit. Tregon se sa e gabuar ka qenë lëvizja e Partisë Socialiste dhe z. Rama në dy drejtime; Për të penguar dy vendet në arritjen e marrëveshje që do të çonte në shfrytëzimin e zonave ekskluzive për interes të vetë por edhe interes të dy palëve. Nga ana tjetër krijuan një klimë të helmuar në opinionin publik se Greqia kërkon të grabisë ujërat e Shqipërisë. Italia dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje mbi parimet që ishte nënshkruar dhe marrëveshja Greqi-Shqipëri e vitit 2009”, përfundoi z. Dule.

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 27 Prill 2009 marrëveshjen për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin, në bazë të së drejtës ndërkombëtare. PS i kërkoi Gjykatën Kushtetuese të shqyrtonte pajtueshmërinë e saj me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese me vendimin 15, datë 26 Janar 2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke e konsideruar të papajtueshme me Kushtetutën.

Një nga argumentet kryesore ishte se, nuk janë zbatuar parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm pasi nuk ishin marrë parasysh ishujt si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare. Sipas Gjykatës Kushtetuese në marrëveshje konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

Lexoni gjithashtu:

“Gishti” turk në Tiranë dhe vullneti i Ramës për marrëveshjen detare me Greqinë

Vangjel Dule: Nuk do të lejojmë që banorëve të bregut të Jonit t’u grabitet prona

Dule: Marrëveshja zgjedhore nuk prek problematikat e procesit, bën vetëm arnime

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021