English

Varfëria në Itali/ Rritet numri i familjeve në nevojë, qytetarët: Faji i qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duket si një supermarket origjinal, por nuk është i tillë. Është një nga pak dyqanet e Romës që u lejon njerëzve në nevojë të marrin ushqimet falas.

- Advertisement -

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, 1 në 12 italianë jetonin në varfëri absolute vitin e kaluar dhe këto shifra janë në rritje, pasi gjithnjë e më shumë njerëz nuk mund të përballojnë artikujt bazë si ushqimi apo veshjet.

Vitoria është një prej tyre. Ajo bazohet tek ato pak qindra euro pension dhe vjen këtu një herë në muaj për të marrë ndihmë.

“Falë Zotit kam një shtëpi që ma kanë lënë prindërit, por ata që marrin vetëm 400 euro në muaj dhe duhet të paguajnë qiranë, ushqimin dhe faturat si mund t’ia bëjnë për të mbijetuar? Ndihem e turpëruar sepse nuk është e drejtë dhe të vish këtu është njësoj si të kërkosh lëmoshë. Ndaj shumë herë kam ngrënë vetëm biskota me qumësht”, deklaroi Vittoria Luciani, banore e Romës.

Margherita punon për “Nonna Roma”, grupi i bamirësisë pas projektit, i cili u shpërndan ushqime disa mijëra familjeve.

“Që nga bllokada e parë e pandemisë aktiviteti ynë është rritur dhe paralelisht donacionet dhe kemi kaluar nga ndihma për 350 familje në muaj në 800 çdo fundjavë. Që nga nisja e luftës në Ukrainë kërkesa është rritur ndjeshëm dhe vijon të rritet në mënyrë konstante”, deklaroi Margherita Venditti, punonjëse bamirësie.

Pensionistët, por edhe punëtorët, janë mes njerëzve që mbështeten më shumë tek kjo lloj ndihme. Rritja e ndjeshme e kostos së jetesës është shkaku kryesor.

Giovanni Farese, dekan i Shkollës Ekonomike, Universiteti Evropian i Romës, deklaron: “Janë dy lloje faktorësh. Njëri është inflacioni i lartë në periudhë afatshkurtër, që është kryesori. Sikurse dihet, inflacioni prek rrogat dhe njerëzit me të ardhura të ulëta. Më pas janë faktorë si rritja e ulët ekonomike. Italia është një nga vendet më të mëdha të Evropës, ekonomia e të cilës nuk rritet prej kohësh. Një faktor tjetër janë edhe pagat e ulëta”.

Familjet në nevojë fajësojnë qeverinë italiane dhe shkurtimin e fondeve të përfitimit. Dhe nëse e krahasojmë situatën me vende të tjera evropiane, ajo nuk është e mirë. Sipas Eurostat, më shumë italianë rrezikojnë të vuajnë nga varfëria sesa mesatarja e banorëve të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?