Varhelyi kërkon në Parlamentin Europian liberalizimin e vizave për Kosovën
Komisioneri I BE për zgjerim Oliver Varhelyi shprehet se duhet një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave në Kosovë.
Gjatë fjalës në Parlamentin Europian diplomati theksoi se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.
Ai shtoi se janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku shtetet anëtare duan rezultate të qarta.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku qytetarët nuk gëzojnë liberalizim vizash me vendet e BE-së.
Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter që i ka vendosur Unioni. Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila shpreh rezerva për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta