Varhelyi: Marrëveshja për targat shmangu përshkallëzimin e situatës në veri

24 Nëntor 2022 | 09:37

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi u shpreh se marrëveshja e lehtësuar nga BE, ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në veri.

Ai shtoi se negociatat duhet të vazhdojnë derisa të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Mirëpres lajmin se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës, e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve’, shkroi Varhelyi në Twitter.

Kosova dhe Serbia, më 23 nëntor në Bruksel, kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’u japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026