Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi tha se është optimist se Bosnje Hercegovina do të marrë statusin e shtetit kandidat nga BE në dhjetor, nëse plotësohen disa kushte që Brukseli i ka paraqitur së fundmi.
Duke folur gjatë një takimi në Sarajevë, më 28 nëntor, me anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Varhelyi bëri të ditura kushtet.
Në to përfshihet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat gjyqësore dhe të migrimit, por edhe garancitë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në tetor, Komisioni Evropian rekomandoi statusin kandidat për Bosnjën, por listoi një sërë kushtesh që duhen plotësuar, e të cilat kanë për synim të forcojnë demokracinë e këtij shteti të Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bosnja i kërkon Interpolit urdhër-arrest për ish-komandantin e ushtrisë
- Varhelyi do të vizitojë Serbinë të martën dhe të mërkurën