Bosnja i kërkon Interpolit urdhër-arrest për ish-komandantin e ushtrisë
Një gjykatë në Bosnje Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Sakib Mahmulin, i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile serbe gjatë luftës në Bosnje në vitet ’90.
Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.
Urdhri u lëshua pasi Mahmulin, ish-komandant i korpusit të tretë të Ushtrisë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës nuk i është përgjigjur thirrjes, më 23 nëntor, që të nisë vuajtjen e dënimit me burg.
Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore në Bosnjë e Hercegovinë i tha REL-it se deri në publikimin e këtij lajmi, Byrosë Qendrore Kombëtare të Interpolit në Sarajevë nuk i ka arritur kërkesa për lëshimin e urdhër-arrestit.
Mahmulin ishte dënuar me tetë vjet burgim për krime kundër civilëve të ndaluar serbë, personelit mjekësor dhe ushtarëve në zonën Vozuça dhe Zavidoviç në Bosnjën qendrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit