Zelensky: Ushtria ruse kreu qindra krime lufte në Kherson, do gjejmë çdo vrasës

14 Nëntor 2022 | 07:56

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se hetuesit zbuluan qindra krime lufte në rajonin juglindor të Khersonit, i cili u çlirua nga forcat ruse javën e kaluar.

“Hetuesit kanë dokumentuar tashmë më shumë se 400 krime lufte nga Rusia. Janë gjetur trupa civilësh dhe ushtarësh të vrarë”, tha Zelensky në një video-mesazh.

Zelensky tha se autoritetet e Ukrainës do të gjejnë dhe do të nxjerrin para drejtësisë “çdo vrasës”.

“Në rajonin e Khersonit, ushtria ruse ka lënë pas të njëjtat mizori sikurse në rajonet e tjera të vendit tonë, ku ka mundur të hyjë”, tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se në 226 vendbanime të rajonit të Khersonit është rivendosur ligji dhe se arrestimet e ushtarëve dhe mercenarëve rusë janë duke vazhduar.

Presidenti ukrainas e përshkroi çlirimin e Khersonit si ngjarje historike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Reporteri britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999

Krimet ruse në Kherson, rajoni duhet të çlirohet nga minat dhe armët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026