Reporteri britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999

13 Nëntor 2022 | 18:34

Pamjet e Khersonit, qytetit të Ukrainës i cili arriti të çlirohet nga forcat ruse pas më shumë se tetë muaj lufte, i kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-gazetarit britanik, Brendan Paddy.

Në llogarinë e tij në Twitter ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i “Sky News” që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar.

Ndërkaq kur lufta ka hyrë në ditën e saj të 260-të, pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, ukrainasit ngritën flamuj dhe festuan në rrugë.

Ashtu sikurse ky rajon, Presidenti Volodimir Zelensky u zotua se do të çlirohen dhe Donbassi me Krimenë, shkroi KosovaPress. Fshati Hornostaivka i pushtuar nga Rusia, u bombardua nga Moska me raketa Grad për të bindur banorët të evakuoheshin.

Kjo u raportua nga guvernatori i Kherson Oblast, Yaroslav Yanhushevych, duke shtuar se në sulm u vranë dy gra dhe u shkatërruan gjashtë shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026