Varhelyi premton më shumë vaksina për Kosovën: Dërgesa e radhës së qershor

5 Maj 2021 | 14:29

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur optimist se deri para stinës së verës do të vaksinojnë personat e rrezikuar në vend.

Duke i quajtur shpresëdhënëse vaksinat Pfizer të dhuruara dje nga Bashkimi Europian, Kurti në një konferencë për mediet me komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, tha se procesi i vaksinimit nuk do të ndalet.

Ndërkohë Komisionari Oliver Varhelyi ka thënë se dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer në Kosovë do të vijë në qershor.

Pas vizitës në sallën “ 1 tetori”, ku pa nga afër procesin e vaksinimit, Varhelyi tha se Bashkimi Evropian brengoset për Kosovën dhe se vaksinat e djeshme janë vetëm dërgesa e parë.

Vizita e sotme e komisionarit Varhelyi në Kosovë është në kuadër të qëndrimit të tij disaditor në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexoni gjithashtu:

Basha takohet me Varhelyi në Rinas, pas bisedës komisioneri largohet drejt Kosovës

Varhelyi në Tiranë: 145 mijë vaksina donacion, Rama: KE promotor i solidaritetit për Ballkanin

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026