‘Delta’ përhapet me shpejtësi në RMV, qeveria ende asnjë shtrënguese
Autoritetet në RMV kanë konfirmuar deri tani 20 persona të prekur me variantin Delta, katër nga të cilët po marrin trajtim spitalor.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19 si dhe 2 viktima. Nuk dihet nëse ndonjë nga të infektuarit me COVID është bartës i variantit Delta, por ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë në RMV ka konfirmuar 4 raste që po marrin trajtimin në spitalin e Shkupit.
Korrespondenti i Euronews Albania në Shkup, Benjamin Arifi raportoi se personat e prekur nga ky virus në RMV janë kryesisht të rinj. Ai sqaroi se ekspertët kanë paralajmëruar që në gusht pritet të jetë vala më e madhe me virusin Delta.
“Qeveria ka diskutuar për mundësinë e masave shtesë, pasi u liruan të gjitha gjatë kësaj vere, por për momentin nuk është vendosur për masa shtesë, madje as në kufi”, raportoi korrespondenti i Euroneës Albania.
Varianti Delta ka si specifikë përhapjen e shpejtë dhe prek më shumë moshat e reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West