Vatikani: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin
Vatikani ka thënë të martën se “kushti i parë” për arritjen e paqes në Ukrainë është që Rusia “t’i japë fund agresionit të saj”, pas kritikave nga Kievi dhe aleatët e tij ndaj deklaratave të Papa Françeskut.
Papa Françesku tha në një intervistë më 9 shkurt se Ukraina duhet ta ketë “guximin” për t’u ulur dhe për të biseduar me Rusinë për paqe, duke shtuar se nuk është turp ta valosh “flamurin e bardhë”.
Kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit i Vatikanit dhe bashkëpunëtori më i afërt i papës, i bëri këto komente në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera të martën.
“Selia e Shenjtë e ndjek këtë qëndrim dhe vazhdon të kërkojë armëpushim dhe agresorët janë ata të cilët duhet ta ndalin luftën”, tha Parolin.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e kritikoi Françeskun – pa ia përmendur emrin – duke thënë se “kisha duhet të jetë me popullin. Dhe, jo 2.500 kilometra larg, diku, të ndërmjetësojë virtualisht mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagoi më drejtpërdrejt në rrjetet sociale, duke thënë se “Flamuri ynë është verdhekaltër. Me këtë flamur ne jetojmë, vdesim dhe triumfojnë. Ne nuk do të ngremë kurrë të tjerë flamuj”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)