Vatikani me pullë të re postare, u kushtohet katolikëve ukrainas

26 Shkurt 2026 | 19:39

Vatikani ka krijuar një pullë të re kushtuar katolikëve në Ukrainë, me një dizajn që përshkruan Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Kiev. Shërbimi Postar i Vatikanit shpesh lëshon pulla postare për festat katolike ose për të nderuar Kishat kombëtare, zakonisht duke shmangur referencat politike dhe duke preferuar motive fetare.

Pulla e re, e lëshuar në javën e përvjetorit të katërt të pushtimit rus, tregon Kadralen ndërsa pas shihet perëndimi i diellit. Në pullë duhet që Katedralia nuk ka energji elektrike.

Ndërprerjet e energjisë elektrike janë bërë një dukuri e shpeshtë në Ukrainë, pasi Rusia synon rrjetin elektrik, termocentralet dhe infrastrukturën tjetër energjetike me raketa dhe dronë.

Pulla u lëshua me rastin e 30-vjetorit të restaurimit të Dioqezës Katolike të Kievit pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe 12-vjetorit të ndërtimit të katedrales.

Kisha shërbeu gjithashtu si strehë kundër bombave gjatë luftës. Pulla e re ka një vlerë prej 1.35 eurosh, aq sa kushton dërgimi i një letre me madhësi standarde në destinacione brenda Evropës. Vatikani ka mbajtur një shërbim postar të pavarur që nga viti 1929.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026