Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë ka reaguar të mërkurën lidhur me vendimin e Vatikanit për tè mos u bashkuar dhe për të mos marrë pjesë me shtetet e tjera në “Bordin e Paqes”. Shtëpia e Bardhë u shpreh se ishte thellësisht për të ardhur keq që Vatikani mori këtë vendim.
“Nuk mendoj se paqja duhet të jetë partiake, politike apo kontraverse dhe, sigurisht, administrata dëshiron që të gjithë ata që u ftuan të bashkohen me Bordin e Paqes të bashkohen sepse, përsëri, bordi i paqes po mbikëqyr rindërtimin e një territori që është pllakosur me dhunë, me gjakderdhje, me varfëri për një kohë shumë të gjatë”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Bordi, i cili do të kryesohet për një kohë të pacaktuar nga Trump, fillimisht ishte krijuar për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës. Megjithatë, objektivi i tij është zgjeruar që atëherë për ta bërë bordin një organ global paqeruajtës. Papa Leo XIV u ftua të bashkohej me bordin muajin e kaluar.
Kardinali Pietro Parolin, sekretari i Shtetit i Selisë së Shenjtë, u tha gazetarëve se ata nuk do ta pranojnë ftesën , duke shtuar se ishin të hutuar nga disa pika të planit dhe se çështjet kritike duheshin zgjidhur.
Vatikani ka shprehur gjithashtu shqetësim se Bordi i Paqes i Trump mund të zëvendësojë punën që po bëhet nga Kombet e Bashkuara.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona