“Vatrani i Harruar”, sakrificat e shqiptarëve për zhvillimin kulturor të vendit
“Vatrani i Harruar” është vepra e shkruar nga Teodor Laço, e cila u luajt në skenën e teatrit të Korçës me regji të regjisorit Milto Kutali.
Një shfaqje e cila flet për veprimtarinë e figurave të shquara shqiptare si Fan Noli, Ahmet Zogu, Mihal Ciko të cilët sakrifikuan për emancipimin dhe zhvillimin kulturor e patriotik të vendit
Kristian Koroveshi ishte aktori kryesor, i cili luajti rolin e Thoma Nasit, atdhetarit dardhar i cili krijoi bandën “Vatra” në Korçë dhe la Amerikën për Shqipërinë.
“Një vepër historike që është përgjegjësi në të njëjtën kohë jo vetëm e pikëpamjes profesionale por edhe historike dokumentare. Është fat dhe privilegji shtohet, do i kthehem vetes nesër dhe do them” oh kam luajtur Thoma Nasin”, jam përpjekur të shkoj deri në figurë në një qyteti që unë e dua shumë, jam vet nga Korça”, u shpreh ai.
Vepra të tilla duhet të vendosen me shpesh në skenë, për të dëshmuar sakrificat që atdhetaret kanë bërë ndër vite për vatanin, sipas regjisorit të shfaqjes, Milto Kutali.
“Vij nga Gjirokastra, edhe aty u vu në skenë vepër kombëtare. 1:26 mendoj që ishte momenti i duhur të vihej kjo vepër në skenë, sepse unë mendo je sot me shume se kurrë mjedisi social shqiptar duhet të kthehet në idealizmi”, tha Kutali.
Pandi Laço tregon rëndësinë që kjo vepër kishte për babain e tij, ndërkohë nuk fsheh emocionet e marra.
“Sigurisht që ardhja e Vatranit Thoma Nasi është subjekt për film në Hollyëood, që të lërë luksin e Amerikës dhe të vijnë luftojë në Vlorë të ngrejë moralin e luftëtarëve në 1920 është subjekt filmi. Është një vepër e tim eti dhe për një arsye gati kapricoze u zbulua”, theksoi Laço.
Jeta kulturore dhe artistike e Korçës u zhvillua rreth viteve 1920 e mori hov për të mos u ndalur me dhjetëra banda muzikore.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?