Vazhdojnë luftimet e ashpra, Ukrainasit rimarrin fshatin strategji
Në vijat e frontit në Ukrainë vazhdojnë luftimet e ashpra. Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase raportoi se trupat e mbetura ruse në Kupjansk, Liman dhe Bakhmut po zmbrapsen.
Ndërkohë, operacionet e tjera në kuadër të ofensivës ukrainase në Melitopol dhe Berdiansk vazhdojnë.
Në këtë kontekst, Ukraina pretendon se ka marrë nën kontroll një fshat në frontin jugor. Hanna Maliar, zëvendës ministre e Mbrojtjes së Ukrainës ka raportuar se fshati Urozhaine në rajonin e Donjeckut është çliruar.
Kjo i hap rrugë ushtrisë ukrainase të depërtojë në zona të tjera të marra nga Rusia, pasi Urozhaine ndodhet 90 km nga deti i Azovit.
Kievi deklaron se kundërofensiva po ecën më me ngadalë nga sa do të donte për shkak të kampeve të minuara nga rusët dhe përgatitja e këtyre trupave për t’u mbrojtur.
Autoritetet ukrainase raportuan gjithashtu se gjatë natës dronët rusë kishin goditur depozitat e grurit në portin tregtar të Renit, në lumin Dunai të Odesës, duke shkaktuar dëme të shumta.
Ndërkohë, mëngjesin e së mërkurës anija e parë me grurë u nis nga porti i Odesës përmes aksit të ri të lundrimit.
Anija është drejtuar për në Bosfor, me mbi 30 mijë tonelata në bord.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte rrëzuar tre dronë në jug-perëndim të Moskës, në rajonin Kaluga.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)