Vazhdojnë përplasjet ushtarake Azerbajxhan-Armeni
Përplasjet ushtarake mes Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë hyrë në ditën e dytë.
Të paktën 32 separatistë janë vrarë nga rajoni “Nagorno Karabak” i Armenisë, megjithatë, jetët e humbura mund të kenë qenë më të larta, pasi të dy palët kanë deklaruar se u kanë shaktuar dëme më të rënda palës kundërshtare.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, shkroi në Tëitter se luftimet përbënin një shqetësim të rëndë.
“Veprimtaria ushtarake duhet të ndalohet me urgjencë, që të mos vazhdojë përshkallëzimi”, shkroi Michel, teksa bën thirrje që të kthehen menjëherë në negociata pa kushte.
Zëdhënësi i partisë turke në pushtet, Omer Celik, shkroi në Tëitter se Turqia dënonte sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit, dhe se shteti armen po luante me zjarrin duke vënë në rrezik paqen rajonale.
Presidenti rus, Vladimir Putin, foli në telefon me kryeministrin armen dhe shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me viktimat, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili është tashmë kryetar i OSBE-së, bëri thirrje për dialog të menjëhershëm.
“U bëj thirrje gjithë palëve të përfshira që t’u rikthehen armëpushimit para se të shtohen më tej humbjet njerëzore të këtij konflikti”, tha Rama.
Azerbajxhani dhe Armenia, të dy ish shtete të Bashkimit Sovjetik, nisën një luftë të përgjakshme në fillim-vitet 1990 për shkak të rajonit malor Nagorno-Karabak. Të dyja palët patën me mijëra të vdekur dhe me qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Në vitin 1994 u vendos një armëpushim që është shkelur herë pas here duke kaluar në dhunë sporadike.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta