Vazhdojnë protestat në SHBA, edhe pranë Shtëpisë së Bardhë
Protestat në SHBA kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme në rreth 30 qytete të ndryshme.
Gazeta “New York Times” ka raportuar se për shkak të dhunës dhe zjarreve që nisën pranë Shtëpisë së Bardhë, rojat e kanë futur presidentin Donald Trump në bunker, që më parë është përdorur vetëm gjatë sulmeve terroriste.
Kjo u konfirmua edhe në një lidhje direkte nga Uashingtoni me Euronews Albania, me gazetaren Menada Zaimi, nga Zëri i Amerikës.
Në shumë shtete janë vendosur shtetrrethime, por shumë protestues i kanë shpërfillur oraret dhe kanë dalë në rrugë, ku janë përplasur me policinë.
Në mjaft raste, dhuna ka gjeneruar në plaçkitje dyqanesh dhe djegie automjetesh private.
Protestuesit janë përballur edhe me civilë që janë përpjekur të kalojnë në rrugët që janë bllokuar prej tyre, si dhe me persona që janë konsideruar prej tyre si provokatorë.
Përshkallëzimi ka bërë që shumë prej shteteve amerikane të vënë në angazhim Gardën Kombëtare, ushtria që ka secili shtet në mënyrë të pavarur nga ajo e SHBA-ve.
Deri më tani janë arrestuar 4100 persona për shkak të protestave, si dhe ka pasur raste të ushtrimit të tepruar të dhunës ndaj protestuesve dhe gazetarëve.
Dy policë u pushuan nga puna dhe tre të tjerëve u është ndaluar puna në terren pasi u filmuan duke ushtruar dhunë të tepruar ndaj protestuesve.
Protestat kundër racizmit nisën pas vdekjes së George Floyd, një afro-amerikan që humbi jetën pas një arrestimi të dhunshëm.
Derek Chauvin, polici që dukej në video duke i vendosur gjurin në qafë duke peshuar me gjithë trupin, gjë që mendohet se i ka shkaktuar vdekjen, është arrestuar nga forcat e rendit pasi akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta