Vazhdojnë tensionet me Iranin, SHBA kërkon zgjatje të embargove
Sekretari i shtetit amerikan, Majk Pompeo i bëri thirrje Keshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që të zgjasin embargon e armëve mbi Iranin, i cili skadon në tetor të këtij viti, ndërsa Rusia e quajti politikën e ndjekur nga Uashingtoni si presion të vazhdueshëm dhe të panevojshëm mbi shtetin islamik.
Më herët gjatë këtij muaji, Shtetet e Bashkuara dërguan një rezolutë në Keshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, por Kina dhe Rusia kanë vendosur veton duke e kundërshtuar lëvizjen e tyre.
Pompeo tha se Irani nuk është një shtet i përgjegjshëm demokratik dhe duhet të japë llogari për politikat e tij.
“Nuk është vetëm mendimi i Shteteve të Bashkuara, dëgjoni edhe shtetet e Rajonit të Lindjes së Mesme. Që nga Izraeli, deri të vendet në Gjirin Persik, të cilët janë bërë shënjestër e politikave të Iranit. Të gjitha këto vende po flasin njëzëri: Zgjatni embargon e armëve ndaj Iranit. Në nëntor të vitit të kaluar, vetë Presidenti iranian, Ruhani, deklaroi se ‘kur embargo të hiqet, do të mund të shesim dhe blejmë lehtësisht armë’. Duhet ta marrim si të mirëqenë atë që ai deklaron”, tha Pompeo.
Që nga ardhja e Donald Trump në Shtëpine e Bardhë, administrata e tij anuloi marrëveshjen nukleare dhe riktheu sanksionet ndaj Iranit, në atë që Uashingtoni i pershkroi si qasjen e duhur ndaj një shteti diktatorial.
Ndërkohë në adresimin që ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, i bëri Keshillit të Sigurisë, ai tha se politika e Shteteve të Bashkuara, është “mbytëse”.
“Synimi i SHBA-së është të ndryshojë regjimin apo të krijojë një situatë ku Irani të mos ketë mundësi të marrë frymë. Kjo është si të vendosësh gjurin tek fyti i dikujt”, tha ambasadori Rus në OKB.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta