Vdekja e 16 kandidatëve para zgjedhjeve lokale, teori konspirative në Gjermani
Autoritetet në shtetin gjerman të North Rhine-Westphalia kanë konfirmuar se 16 kandidatë për zgjedhjet lokale të planifikuara për më 14 shtator kanë ndërruar jetë gjatë periudhës zgjedhore.
Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në mediat sociale, ku shumë përdorues kanë ngritur teori konspirative, sidomos për shkak të përfshirjes së disa kandidatëve nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Sipas mbikëqyrësit të zgjedhjeve në këtë shtet, autoritetet janë në dijeni të numrit të vdekjeve, por nuk e konsiderojnë atë të pazakontë apo alarmues në një kontekst ku më shumë se 20,000 persona po garojnë për poste në këshillat lokale, bashki dhe qytete.
Fillimisht, më 1 shtator, u raportuan katër vdekje të kandidatëve të AfD-së në qytetet Bad Lippspringe, Blomberg, Rheinberg dhe Schwerte. Vetëm disa ditë më pas, numri i kandidatëve të vdekur nga kjo parti u rrit në shtatë, duke nxitur më tej spekulimet.
Megjithatë, policia shtetërore ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që të sugjerojë përfshirjen e një pale të tretë apo ndonjë krim të organizuar. Në vetëm një rast është hapur hetim zyrtar, i cili nuk ka gjetur shkelje penale.
Disa nga rastet janë përcaktuar si vdekje nga shkaqe natyrore, përfshirë një dështim veshkash dhe një vetëvrasje. Një tjetër kandidat, 80 vjeç, kishte ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë.
Kay Gottschalk, nënkryetare e AfD-së për këtë shtet, deklaroi për “Berlin Playbook” të Politico-s se vdekjet duhet parë si rastësi, por se rishikimi i tyre është i nevojshëm, “pa rënë në terrenin e teorive konspirative”.
Partia Alternativa për Gjermaninë ka publikuar lajmin edhe në rrjete sociale, me një ton të përmbajtur, duke nxitur megjithatë valë spekulimesh mes ndjekësve.
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein