Një 3-vjeçar ka humbur jetën pas një ndërhyrje në dhëmbë në një klinikë private të mjekut stomatolog Roland Xhaxho.
I mituri ndërroi jetë në QSUT, pasi injektimi i lartë i narkozës i preku mëlçinë. Ndërhyrja te dhëmbët zgjati rreth 9 orë sipas dëshmisë së familjarëve.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe aktorja Eliona Pitarka. Ajo u shpreh se ishte mirënjohëse që nipit të saj, i cili është kuruar në po të njëjtën klinikë nuk i ka ndodhur gjë, ndërsa theksoi se i vjen keq që nuk e ka denoncuar më parë sepse dhe në rastin e saj rikuperimi ka qenë problematik.
Mes lotësh aktorja tregoi se klinika nuk është përgjigjur kur kanë pasur nevojë për këshilla pasi i mituri villte, fliste përçartë dhe iu desh 5 orë për t’i dalë narkoza.
“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3-vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin,” – u shpreh Pitarka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vdiq nga anestezia, flet gjyshi i 3-vjeçarit: Dentisti i trajtoi 14 dhëmbë në 1 ditë
- Shenjtërimi i Nënë Terezës, Ambasada Amerikane: Na kujton dhembshurinë për tjetrin