Vdekja e aktorit shqiptar në SHBA dhe reagimet për ngjarjen | 5 zhvillime kryesore
- Kush ishte Florind Belliu, aktori që i fund jetës në mënyrë tragjike në SHBA
Florind Belliu kishte përfunduar Akademinë e Arteve dhe pas studimeve kishte provuar që të angazhohej me disa produksione filmike, por edhe me role episodike në teatër.
Para disa vitesh ai u largua për në Shtetete e Bashkuara të Aamerikës, aty ku me bashkëshorten e tij, Ornelën, tentuan që të nisin një jetë të re.
Në SHBA, Florind Belliu punoi për disa kohë si agjent i pasurive të paluajtshme.
Lexoni për më shumë: Kush ishte Florind Belliu, aktori që i fund jetës në mënyrë tragjike në SHBA

- ‘Iku për të ndjekur ëndrrën e tij’, thotë miku i aktorit që humbi jetën në SHBA
Aktivisti i “Nismës Thurje”, Marsel Rupi tha se aktori shqiptar i cili i dha fund jetës, Florind Belliu shkoi në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur ëndrrën e tij, aktrimin.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Rupi u shreh se me Belliun kanë qenë studentë në Akademinë e Arteve, teksa shtoi se 35-vjeçari e ushtroi herë pas here profesionin në SHBA.
Lexoni për më shumë: ‘Iku për të ndjekur ëndrrën e tij’, thotë miku i aktorit që humbi jetën në SHBA

- ‘E përjetoi shumë keq humbjen e babait’, flet kolegu i aktorit që u vetëvra në SHBA
Aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i i gjashtë i pallatit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.
Andi Llabuti, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.
Sipas tij, familjarët i kishin thënë se vdekja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të rënda të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.
Lexoni për më shumë: ‘E përjetoi shumë keq humbjen e babait’, flet kolegu i aktorit që u vetëvra në SHBA

- Vdes aktori shqiptar me bashkëshorten në Nju Jork, u hodhën nga ndërtesa
Aktori shqiptar, Florind Belliu ka humbur jetën së bashku me bashëshorten e tij, pasi u hodhën nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.
Policia po heton të gjitha pistat e mundshme, ku nuk përjashtohet ajo e vrasjes së dyfishtë.
Një burim policor tha për median amerikane se Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë nxitur edhe incidentin që rezultoi fatal për të dhe bashkëshorten e tij.
Sipas dëshmisë të fqinjëve, çifti ishte gjithmonë i shoqëruar me njëri-tjetrin, por një ditë më parë, aktori është shfaqur i zemëruar.
Lexoni për më shumë: Vdes aktori shqiptar me bashkëshorten në Nju Jork, u hodhën nga ndërtesa

- Kosova shpall person të padëshirueshëm shtetasen ruse të akuzuar për spiunazh
Kosova ka shpallur person të padëshirueshëm shtetasen ruse, Daria Asmalovan për të cilën shumë shtete kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake të Rusisë.
Lajmi është bërë i ditur këtë të dielë nga ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sveçla u shpreh se Asmalovas i është ndaluar për 5 vite hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.
Lexoni për më shumë: Kosova shpall person të padëshirueshëm shtetasen ruse të akuzuar për spiunazh

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë