Vdekja e Kryepeshkopit Anastas, qytetarët në lot: E takuam para se të sëmurej…

30 Janar 2025 | 16:38

Qytetarë të shumtë, zgjodhën ti japin lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas. Besimtarët ortodoksë, që prej orëve të para të mëngjesit, kryen homazhe në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Të pranishëm nuk ishin vetëm besimtarë nga Tirana, por dhe nga rrethet e deri tek ata të ardhur nga vendet fqinje.

“Si njeriun më të mirë në botë, kështu e kujtojmë, njeri i dashuri, i respektuar. I donte të gjithë njësoj si të varfër si të pasur, si me ngjyrë si pa ngjyrë, për ne nuk do të harrohet asnjëherë, është një shenjtor për ne që e kemi patur”, u shpreh një qytetare.

“Njeriu më i mirë në botë dhe e quajtëm si të pavdekshëm dhe të pavdekshëm e kemi në shpirtin tonë. Është një humbje e madhe, ai jo vetëm për Shqipërinë që bëri por për të gjithë njerëzit. Hapi shkolla, kisha, kjo është që nuk kemi për ta harruar kurrë”, tha e moshuara.

Një tjetër zonjë shprehet se e ka takuar nga afër Janullatosin teksa ndan emocionet dhe ndjesitë e saj.

“Po e kemi pas takuar, janë shumë emocionuese, lehtësim shpirtëror. Thoshte gjithmonë se perëndia është dashuri. Kur u futëm të dielën në kishë nuk i mbaja dot lotët. Një dhimbje e madhe dhe ringjallje njëkohësisht”, tha ajo.

Momente të vështira, sidomos për ata besimtarë, të cilët kishin pasur mundësi ta njihnin nga afër Kryepeshkopin Anastas. Ata kujtojnë takimet e fundit me të dhe fjalët frymëzuese që udhëheqësi i tyre u tha.

“Unë jam nga Elbasani, por kam ardhur në organzimin e kësaj.  Kam nejt shumë afër me atë njeri. Para se të sëmurej, më përqafoi, më fërkoi nga koka dhe i thash do vazhdosh. Nuk foli, e ndjente veten. Ishte një njëri shumë i përgatitur, çfarë të them. Dhe kur e thërrisnim në Akademinë e Shkencave, vinte dhe ngrinte probleme. Dhe këto kishat që ka bërë është gjë e madhe. Nuk ka ardhur deri më tani në Shqipëri, që të vinte dhe të bënte ndonje gjë jo të mirë, gjithmonë na gjendej neve në kishë, për ditë të dielë dhe për të shtunë”, tha një qytetar.

Një tjetër zotëri është shprehur për kontributet e kryepeshkopit të ndjerë lidhur me ngritjet e kishave.

“Kryepeshkopi im ka kontribuar shumë ashtu sic ka kontribuar për ngirtjen e kishës nga gërmadhat. Nën kujdesit e tij funksonojnë kishat dhe në ortodoksit, humbën njeriun tonë më të mirë. Ka qenë njeriu i dashur pavarësisht nga feja”, tha ai.

Kryepeshkopi i ndjerë i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u përcoll të enjten në banesën e fundit. Ai u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, pas disa ditësh qëndrim në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026