Vdekja e Navalnyt në burgun e Rusisë, Hasani: Dha jetën për vlerat e demokracisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar për ndarjen nga jeta të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny në qelinë e burgut.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Hasani shkruan se Navanly është bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz.
Hasani thotë se vdekja e tij tregon sesa larg është Rusia nga vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Po ashtu, ai thotë se Navalny jetoi, dhe në fund vdiq, për vlerat e pakompromis të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“I trishtuar thellësisht nga lajmi i vdekjes së Alexei Navanly në një burg rus. Navalny jetoi, dhe në fund vdiq, për vlerat e pakompromis të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë tragjike se sa larg nga këto vlera është sot Rusia”, shkruan Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa