EMRI/ Gjendet pa shenja jete një 63-vjeçar në Dragostunjë, çfarë thotë policia

29 Gusht 2025 | 09:51

Një 63-vjeçar, i identifikuar si Nazmi Cani, është gjetur pa shenja jete në fshatin Dragostunjë.

Sipas dyshimeve të para dhe veprimeve që po kryen grupi hetimor, dyshohet për infarkt, por do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë shkaqet e vërteta të vdekjes.

Nga informacionet e para thuhet se 63-vjeçari nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që po drejtonte automjetin e tij, ka ndaluar dhe ka dalë prej tij, dhe në atë moment dyshohet se ka pësuar infarkt.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në një rrugë rurale të fshatit Dragostunjë, që bën pjesë në Njësinë Administrative Qendër të Bashkisë Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është zbuluar nga një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka marrë në pyetje banorët e afërt, me qëllim grumbullimin e informacioneve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë

“Mëngjesin e kësaj të premte, në fshatin Dragostunjë, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi N. C., 63 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026