Vdes aktorja e njohur Tanya Roberts

5 Janar 2021 | 21:21

Aktorja e njohur e Hollivudit, Tanya Roberts është deklaruar e vdekur. 65-vjeçarja ka interpretuar “Bond Girl” në vitin 1985 në filmin e famshëm për James Bond “A view to Kill”, u shemb në tokë gjatë mbrëmjes së Krishtlindjes dhe menjëherë u dërgua spital.

Pas kësaj ngjarjeje bashkëshorti dhe producenti I Tanya Roberts kanë bërë me dije, se për shkak të gjendjes së rënduar të aktores, në një moment të caktuar kanë menduar se ajo kishte ndërruar jetë.

Lajmi për vdekjen i dhënë fillimisht u përgënjeshtrua duke thënë se ajo ishte ende në jetë, por disa orë më pas u konfirmua se për fat të keq Roberts kishte ndërruar jetë.

Sipas të dhënave që janë bërë publike, aktorja nuk ka shfaqur shenja të COVID-19, teksa familjarët po presin për përgjigje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të saj.

Tanya Roberts, është e njohur edhe për rolin e saj në sezonin e fundit të serialit të njohur “Charlie’s Angels” gjatë viteve 1970, ndërsa ka interpretuar edhe versionin femër të Tarzanit në vitin 1984.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026