Haga nuk i dha leje për varrimin e babait, Veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë
Babai i Salih Mustafës, ish-drejtues i UÇK është varrosur këtë të premte në Kosovë. Jahja Mustafa ndërroi jetë të enjten ndërsa djalit të tij, Salih Mustafës i është refuzuar kërkesa pjesëmarrje në varrim.
Mungesa e tij në varrimin e të atit ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjes së tij, miqve dhe bashkëluftëtarëve. Kryetar i OVL- UÇK, Hysni Gucati gjatë fjalës së tij në ceremoninë e varrimit i kritikoi ashpër Dhomat e Specializuara në Hagë për mos dhënien e lejes së Mustafas që të takojë babain e tij.
“Unë e di që Cali mes dhimbjes do ta gjejë edhe forcën. Ne e dimë që kjo gjykatë është shumë e dëmshme për vendin, dhe ishte dashur që kjo gjykatë ta lejoj Calin që të vijë në vizitë humanitarë para 5 ditësh, ne kemi bërë kërkesë dhe mbrojtja e Calit ka bërë kërkesë që ta liroj Calin që të vijë të paktën ta vizitoj babanë sa ishte në spital gjallë dhe ndodhi e kundërta.
Sot nuk e liruan dhe unë kam menduar që të paktën sot do ta lirojnë në varrim, sepse Cali ishte i dënuar me verdikt 15 vite burg padrejtësisht, i dënuar me dëshmitar të rrejshëm dhe të falsifikuar. ….. Prej kësaj qeverie nuk presim asgjë kjo qeveri është për turpin e shqiptarëve që është në pushtet”, tha Gucati.
Mustafa po vuan dënimin me 15 vjet burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas vdekjes së babait të tij, familjarë dhe bashkëluftëtarë kanë reaguar ashpër ndaj moslejimit të vizitës humanitare dhe pjesëmarrjes së tij në varrim, duke e cilësuar këtë si padrejtësi dhe mungesë ndjeshmërie humane.
Mustafa ka qenë komandant i një njësiti brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai qe dënuar fillimisht në dhjetor të 2022-tës për krime lufte me 26 vjet burgim.
Në dhjetor të 2023-tës, Apeli i Speciales ia ka ulur dënimin në 22 vjet burgim, para se paneli i Gjykatës së Panelit t’ia shqiptonte atij një vit më vonë një dënim të njësuar prej 15 vjetësh burgim, duke e llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil