Vdes kirurgu hero, zbuloi mashtrimet e qeverisë kineze për virusin Sars

15 Mars 2023 | 15:51

Jiang Yanyong, ish-kirurgu i cili dha alarmin se autoritetet kineze po fshihnin të vërtetën në lidhje me përhapjen e virusit Sars në vitin 2003, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Sipas BBC, doktori i cili u lavdërua për shpëtimin e jetëve të shumë njerëzve vdiq nga pneumonia.

Doktori Jiang, punonte në një spital në Pekin në vitin 2003 kur ai ngriti alarmin në lidhje me përhapjen e virusit të rrezikshëm Sars.

Me anë të një letre ai ekspozoi mashtrimet e qeverisë kineze, duke dhënë shifrën reale të personave të prekur nga virusi vetëm në repartin e spitalit ushtarak. Letra e tij e detyroi qeverinë kineze të pranonte se kishte dhënë informacione të rreme, gjë që vuri në lëvizje OBSH-në.

Menjëherë u vendosën masa të rrepta kontrolli të cilat ndihmuan në ngadalësimin e përhapjes së virusit Sars.

Letra e tij, solli gjithashtu si pasojë shkarkimin e kryebashkiakut të Pekinit.

“Ndjeva se duhet të zbuloja atë që po ndodhte, jo vetëm për të shpëtuar Kinën, por për të shpëtuar botën”, u shpreh në atë kohë doktori Jiang Yanyong.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës

Portugalia është gati të dërgojë një mision ndihme emergjente prej 50 shpëtimtarësh në Venezuelë, njoftoi sot Ministri i Jashtëm Paulo Rangel, pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi vendin e Amerikës Latine. “Ekziston një...
17:58 | 25/06/2026

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026