Vdes në burg ish-agjenti i FBI, spiunoi për Rusinë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik

6 Qershor 2023 | 09:50

Një agjent i FBI-së i cili kishte punuar për Rusinë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, i njohur si një nga spiunët më të dëmshëm në historinë e SHBA-së, është gjetur i vdekur në burg.

Robert Hanssen u gjet i vdekur në burgun e sigurisë maksimale në Kolorado mëngjesin e 5 qershorit. 79-vjeçari kishte marrë para dhe gjëra të vlefshme, si gurë të çmueshëm, në vlerë prej mbi 1.4 milion dollarësh në llogari bankare ruse. 300 agjentë kishin punuar për ta hetuar rastin e tij.

Ai u dënua në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për spiunazh. Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende.

Hanssen jetonte në një shtëpi modeste me katër dhoma gjumi në periferi të Virxhinias me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij përpara arrestimit.

Për shkak të rolit të tij në FBI, ai kishte qasje në informacione të klasifikuara dhe në vitin 1985 filloi aktivitetin e tij kriminal, duke dërguar materiale në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik.

Hanssen, i cili u bë oficer i FBI-së më 12 janar të vitit 1976, përdori pseudonimin “Ramon Garcia” kur korrespondonte me bashkëpunëtorët e tij rusë.

Sipas faqes së internetit të FBI-së, ai “komprometoi burime të shumta njerëzore, teknika kundërzbulimi, hetime, dhjetëra dokumente të klasifikuara të qeverisë amerikane dhe operacione teknike me rëndësi dhe vlerë të jashtëzakonshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026