Vdes në rrethana misterioze ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, nisin hetimet
Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, Nkosinathi Emmanuel Mthethwa, është gjetur i vdekur jashtë një hoteli shumëkatësh në Paris, të martën, sipas autoriteteve lokale.
Zyra e prokurorit të Parisit ka hapur një hetim mbi rrethanat e vdekjes së 58-vjeçarit, i cili ishte raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij një ditë më parë, pasi kishte marrë prej tij një mesazh shqetësues.
Mthethwa kishte rezervuar një dhomë në katin e 22-të të hotelit Hyatt Regency, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se dritarja e sigurisë së dhomës ishte hapur me forcë, sipas prokurorisë.
Qeveria e Afrikës së Jugut konfirmoi lajmin dhe shprehu dhimbjen për “vdekjen e parakohshme” të ambasadorit. Ministri i Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ronald Lamola, deklaroi se humbja e Mthethwa-s përfaqëson “jo vetëm një humbje kombëtare, por edhe një tronditje për komunitetin diplomatik ndërkombëtar.”
Nkosinathi Mthethwa ka mbajtur disa poste të larta në qeverinë e Afrikës së Jugut, përfshirë atë të ministrit të Arteve dhe Kulturës (2014–2019) dhe më pas si ministër i Sportit, Arteve dhe Kulturës (2019–2023).
Ai ishte emëruar ambasador në Francë në shkurt të vitit 2024 dhe shërbente gjithashtu si delegat i përhershëm i Afrikës së Jugut në UNESCO.
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 13:06 Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
- 12:59 BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 12:56 Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman