Vdes nga mbidoza 1-vjeçari në New York, droga ishte fshehur në dyshemenë e çerdhes
Fentanili që vrau një fëmijë një vjeçar në një çerdhe në New York City ishte fshehur në dhomën e gjumit nën dysheme ndërsa ai flinte, kështu thuhet në raportin e policisë.
Nicholas Dominici, i cili kishte qenë në çerdhe për vetëm një javë, vdiq nga një mbidozë e dyshuar droge të premten. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital pasi u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme në qendrën e kujdesit ditor në Bronx.
Ndaj dy personave janë ngritur akuza për konspiracion droge dhe vrasje. Policia beson se fëmijët, të moshës nga tetë muaj deri në dy vjeç, thithën fentanil në çerdhe.
Tre fëmijëve iu dha Narcan, një mjekim urgjent i përdorur për të rikthyer mbidozën e opioideve.
Otoniel Feliz, babai i Dominicit, u citua nga ABC të ketë thënë se ai është ende duke përpunuar vdekjen e fëmijës së tij të vogël.
“E dua, më mungon, dua që të kthehet, por nuk ka asgjë që do të më kthejë djalin tim”,- tha Feliz.
Një kontroll në çerdhe u gjet një kilogram fentanil që u zbulua “nën një rrogoz ku fëmijët kishin fjetur më parë”, tha shefi i detektivit të NYPD, Joseph Kenny të hënën. Sipas BBC hetuesit zbuluan gjithashtu tre presa të përdorura për të paketuar kilogramë drogë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë