Veçoritë e Izraelit dhe Iranit në fushën e mbrojtjes, kush është më i fortë

15 Prill 2024 | 13:28

Irani është shumë më i madh se Izraeli gjeografikisht dhe ka një popullsi prej 90 milionë banorësh, thuajse 10 herë më të madhe se Izraeli; por kjo nuk përkthehet në fuqi më të madhe ushtarake.

Republika Islamike ka investuar shumë në raketa dhe dronë dhe ka një arsenal të gjerë të vetin, ndërsa ka furnizuar edhe lëvizje të ndryshme si atë Hezbollah në Liban dhe rebelët Huthi në Jemen.

Ajo që i mungon është një sistem modern i mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë. Rusia dyshohet se po bashkëpunon me Iranin për t’i përmirësuar këto, në këmbim të mbështetjes ushtarake që Teherani i ka ofruar Moskës për luftën e saj në Ukrainë, kryesisht me dronët e tipit “Shahed”, që Rusia ka nisur t’i prodhojë edhe vetë.

Si për t’i bërë kontrast, Izraeli ka një nga forcat ajrore më të avancuara në botë. Konkretisht, shteti hebre ka 14 skuadrilje avionësh, përfshirë ata të llojeve “F15”, “F16” dhe modelin e fundit “F35”, i pakapshëm nga radarët.

Gjithashtu, Izraeli ka një eksperiencë shumë më të gjerë se Irani në kryerjen e sulmeve nga brenda territoreve armike.

Sulmi iranian i fundjavës erdhi pas një sulmi ndaj konsullatës iraniane në Siri, në fillim të muajit, ku humbën jetën 2 gjeneralë të Gardës Revolucionare dhe 5 oficerë të tjerë.

Republika Islamike fajësoi Izraelin për ngjarjen. Edhe pse ky i fundit mohoi përgjegjësinë e sulmit, gjerësisht besohet se fshihet pas tij.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë mohuar publikisht porositjen apo përfshirjen në sulmin e 7 tetorit të Hamasit në Izrael.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026